Bota

Zjarret në Turqi, Erdogan: Beteja po vazhdon, të gjithë të prekurit do të ndihmoen 

30 Korrik 2021, 17:00 Nga DOSJA
Zjarret në Turqi, Erdogan: Beteja po vazhdon, të gjithë të

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se 57 vatra zjarri në Turqi ajnë vendosur nën kontroll. Anadolu Agency shkruan se sipas Erdogan deri tani janë vetëm 14 vatra zjarri aktive në të gjithë Turqinë. Ai shtoi se për të shuar zjarret janë vendosur 45 helikopterë 1.080 kamionë uji, 280 cisterna uji, 2.270 zjarrfikëse, 10.550 punonjës zjarrfikëse, 4.110 personel teknik dhe 6.440 oficerë pyjorë.

Erdogan më tej u zotua për mbështetje për të gjitha viktimat e zjarreve në pyje, përfshirë shtëpitë e të cilëve u dogjën dhe bagëtitë e të cilëve ngordhën. Erdogan gjithashtu tha se një hetim mbi shkakun e flakëve në pjesë të ndryshme të vendit po vijon intensivisht.

“Nga sot, numri i avionëve është rritur në pesë-gjashtë me aeroplanët nga Rusia dhe Ukraina. Beteja kundër zjarreve në pyje është ende duke vazhduar”, tha ai.

Flakët shpërthyen gjatë ditëve të fundit në provincat jugore të Turqisë, në Antalia, Mersin, Osmaniye, Adana dhe Kahramanmaras.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rexhep tajip erdogan zjarr ne turqi rexhep tajip erdogan zjarr ne turqi

Sondazh

Poll