Bota

Zjarret në Turqi, Osmani ngushëllon Erdogan: Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit 

30 Korrik 2021, 17:31 Nga DOSJA
Zjarret në Turqi, Osmani ngushëllon Erdogan: Urojmë shërim

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar një mesazh ngushëllyes homologut të saj turk Rexhep tajip Erdogan për zjarret që kanë pushtuar Turqinë. Në një postim në Twitter, Osmani ka ngushëlluar për jetët e humbura dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve. 

“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”,shkroi Osmani.

The Republic of Kosova stands in full solidarity with the people of Turkey, as the country faces some of the most devastating wildfires.
President @RTErdogan, please accept my condolences for the lives lost. We wish a speedy recovery for the injured & pray for everyone affected.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 30, 2021

Prej disa ditësh Turqia po lufton me zjarre të shumta. Një pjesë e konsiderueshme e pyjeve në pjesën jugore të Turqisë janë shkrumbuar, ndërkohë që nga zjarret kanë humbur jetën 4 persona dhe janë lënduar mbi180 të tjerë. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rexhep tajip erdogan vjosa osmani zjarr ne turqi rexhep tajip erdogan vjosa osmani zjarr ne turqi

Sondazh

Poll