Bota

Kosova nderon Beau Biden, Presidenti amerikan mesazh falenderimi: SHBA do të jetë pranë Prishtinës

30 Korrik 2021, 15:25 Nga DOSJA
Kosova nderon Beau Biden, Presidenti amerikan mesazh falenderimi: SHBA do

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka postuar një mesazh të marrë nga homologu i tij amerikan Joe Biden. Biden në mesazhin e tij ka falenderuar Osmanin dhe Kosovën për nderimin që do t’i bëjnë djalit të tij Beau. Nderimi i Beau, do të bëhet për kontributin që ai ka dhënë në luftën me Serbinë.

“Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden, e cila i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para disa kohësh, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim i Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Biden.

Ndërkohë që nga ana tjetër Biden në mesazhin e tij për popullin e Kosovës, ka thënë se e duartroket progresin e Kosovës në 20 vitet e fundit, dhe se kur ka qënë në Kosovë ka parë njerëzit që punojnë pa lodhur.  Më tej në mesazhin e tij, Biden është shprehur se SHBA-ja është dhe do të mbetet gjithmonë partner i palëkundur i Kosovës.

“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vjetët e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë, demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, tha Biden.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni beau biden joe biden kosova nderon beau biden vjosa osmani beau biden joe biden kosova nderon beau biden vjosa osmani

Sondazh

Poll