Sport

Sekretari i FSHF tregon detaje për “Arenën Kombëtare”: Fatura ka shkuar 70 milionë euro

31 Maj 2019, 17:27 Nga DOSJA
Sekretari i FSHF tregon detaje për “Arenën

TIRANË- Kryetari i komisionit të infrastrukturës në FSHF, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, ka treguar detaje në lidhje me stadium “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në Tiranë. Në një intervistë për “RTSH Sport”, ka thënë se stadium do të kushtoj 70 milionë euro.

Momentalisht, ka përfunduar dranazhimi pjesë për pjesë, tani nuk ka më ujë në sipërfaqe. Për tifozët, nuk do të ketë rrjeta, por vetëm një parapetë xhami. Stadiumi do të jetë i mbyllur, dhe jehona akoma më e madhe. Kostoja finale ende nuk dihet. Ne japim vetëm 10 milionë euro, si edhe truallin. Pjesën tjetër e jep firma që po e bën me koncesion. Për aq sa di unë, ka shkuar rreth 70 milionë euro. Sipas nesh, stadiumi mund të jetë gati në shtator”, tha Dervishi.

Më tej anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF tregoi detaje për ambientet e brendshme, ku shtoi se do ketë një dhomë që mund të mbajë deri në 100 gazetarë. 

Janë dhomat e zhveshjeve për ekipet, për arbitrat, dhoma anti-doping, zona për gazetarët, që mban rreth 100 gazetarë. Vendi për zyrtarët e UEFA-s. Sallë për arbitre femra, si edhe vendi për të bërë analiza. Ka edhe dhoma masazhi, vend për nxehjen, sallë force. Kushtet do të jenë optimale”, shtoi ai.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 70 milione euro arben dervishi arena kombetare stadium ne tirane 70 milione euro arben dervishi arena kombetare stadium ne tirane

Sondazh

Poll