Sport

Ndryshime në listën e Kombëtares, Reja humbet 3 lojtarë për sfidat e eleminatorëve

31 Maj 2019, 13:29 Nga DOSJA
Ndryshime në listën e Kombëtares, Reja humbet 3 lojtarë

TIRANË- Formacioni i Kombëtares Shqiptare pritet të pësojë ndryshime, pasi disa lojtarë nga të grumbulluarit e Edy Reja-s nuk janë në formën e duhur për t’u futur në fushë. Sot është mësuar se lista e të grumbulluarve do të pësojë ndryshime për ndeshjet që do të luhen në Kombëtarja në 8 qershor ndaj Islandës dhe ndaj Moldavisë në 11 qershor.

Ka qenë Binaku ai që është dëmtuar me ekipin e tij Norkoping në ligën suedeze. Ndërsa nga ana tjetër dhe Ledian Memushaj ka shfaqur probleme fizike gjatë grumbullimit dhe e ka të pamundur rikuperimin.

Po ashtu dhe Marash Kumbulla, për shkak të angazhimeve të tij me Veronën, do të bashkohet vetëm në datën 3 qershor, por do të aktivizohet me kombëtaren U-21 për transfertën ndaj Turqisë. Reja kështu humbet 3 lojtarë për këto sfida të rëndësishme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eleminatoret e euro 2020 kombetarja shqiptare ledian memushaj marash kumbulla eleminatoret e euro 2020 kombetarja shqiptare ledian memushaj marash kumbulla

Sondazh

Poll