Sport

VIDEO/ Muzikë, festë dhe dhurata, kombëtarja shqiptare surprizon Shtëpinë e Foshnjes në Durrës

31 Maj 2019, 12:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Muzikë, festë dhe dhurata, kombëtarja shqiptare surprizon

DURRËS- Trajneri Reja, lojtarët Berisha, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Cikalleshi dhe Roshi, së bashku me ndihmësit: Bulku, Salihi, Porrini lumturuan fëmijët tek Shtëpia e Foshnjes në Durrës me dhurata muzikë dhe festë.

Lojtarët kishin blerë disa pajisje elektroshtëpiake që ndihmojnë sadopak në përmirësimin e kushteve për fëmijët e kësaj shtëpie.

Mes muzikës dhe festës lojtarët kuqezinj kërcyen dhe kënduan me fëmijët, duke iu dhuruar dhuratat që kishin blerë për ta.

Federata Shqiptare e Futbollit postoi këtë video nga Shtëpia e Foshnjes, ku lojtarët të gëzuar përshëndesin me fëmijët e lumtur nga surpriza.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kombetarja shqiptare shtepia e foshnjes ne durres kombetarja shqiptare shtepia e foshnjes ne durres

Sondazh

Poll