Sport

U shpall hero i finales, Hazard konfirmon largimin nga Chelsea: Koha për aventurë të re

29 Maj 2019, 21:47 Nga DOSJA
U shpall hero i finales, Hazard konfirmon largimin nga Chelsea: Koha për

BAKU- Ylli i Belgjikës, Eden Hazard ka konfirmuar sot largimin nga Chelsea. Ylli belg, që shënoi dy gola në finalen e Europa League-s pas ndeshjes tha se ka ardhur koha për largim nga Londra

 “Po, unë mendoj se është një lamtumirë, ndoshta ka ardhur koha për një sfidë të re”, tha Hazard kur është pyetur për të ardhmen.

Kurrë nuk i dihet në futboll. Ëndrra ime ka qenë që të luajë në Premier League dhe e kam bërë këtë për 7 vite të bukura. Unë e kam marrë tashmë vendimin tim, e kam thënë dy javë më parë, tani varet nga të dyja klubet”, shtoi më tej sulmuesi.

Eden Hazard pritet të transferohet në La Liga te skuadra e Real Madridit. Sipas mediave spanjolle Perezit ky operacion pritet t’i kushtojë 130 milionë euro, 100 do të paguhen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në formë bonuse.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal chelsea eden hazard europa league arsenal chelsea eden hazard europa league

Sondazh

Poll