Sport

Chelsea vendos ligjin kundër Arsenalit në Baku, shpallet kampion i Europa League (Foto+VD)

29 Maj 2019, 18:13 Nga DOSJA
Chelsea vendos ligjin kundër Arsenalit në Baku, shpallet kampion i

BAKU- Chelsea është kampionia me e re e Europa League, pasi ka mundur me rezultatin 4 me 1, skuadrën e Arsenal. Në një finalë që ishte e tëra angleze, spektakli nuk mungoi.

E luajtur në Baku të Azerbajxhanit, pjesa e parë pa ekipin e Arsenalit më kërkues, ndërsa pas pak minutash ishte Xhaka që pas një goditje të fortë, u ndal nga traversa. Edhe Chelsea provoi, por Cheh ia doli të mbajë të paprekur rrjetën.

 

 

Më pas, në pjesën e dytë filloi edhe “lumi” i golave. Giroud zhbllokoi shifrat në minutën e 49-të, pas një goditje të bukur me kokë. Në të 60-tën, ishte radha e Pedros që me një të majtë, devijoi topin e çoi në fundin e rrjetës.5 minuta më pas, radha e Hazard që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një 11-metërshi të fituar nga Giroud. Në të 69-tën, u duk sikur Arsenali ndryshoi diçka dhe do reagonte, pas një supergoli të Alex Iwobi me të djathtën nga jashtë zone, por përsëri belgu Hazard, shënoi vetëm 3 minuta më vonë, duke çuar shifrat në 4-1.

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. Chelsea -Arsenal 4-1

90′ 3 minuta shtesë.

72’ Shënon sërish pas tre minutash Chelsea, Hazard shtyn topin në rrjetë

69’ Alex Iwobi ngushton shifrat, me një të djathtë fantastike nga jashtë zone.

65’ Hazard nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënon të tretin.

60’ Dyfishon Chelsea. Pedro shënon me një të majtë precize nga brenda zone.

49’ Zhbllokohet sfida. Shënon për Çelsin Oliver Giroud.

Mbyllet pjesa e parë. Chelse- Arsenal 0-0

27’ Sa pranë golit Arsenali. Xhaka lëshon një të djathtë të fuqishme nga jashtë zone, por topi fëkrohet vetëm me traversën dhe del jashtë.

26’ Rrezikon Çelsi. Kante hedh një top për Giroud, por francezi ngatërrohet me këmbët e tij, dhe nuk e ul dot.

1′ Nis ndeshja.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal chelsea chelsea kampione e europa league europa leauge arsenal chelsea chelsea kampione e europa league europa leauge

Sondazh

Poll