Sport

Mbyllet Superliga, Tirana siguron mbijetesën, Kastrioti “fundoset” sërish

30 Maj 2019, 16:11 Nga DOSJA
Mbyllet Superliga, Tirana siguron mbijetesën, Kastrioti

TIRANË- Është mbyllur java e fundit e Superligës me ndeshjet që janë zhvilluar ditën e sotme. Tirana e cila ishte në luftë për mbijetesë ka arritur që fitojë kundër Flamurtarit me rezultatin 3 me 0, fitore që i siguroi dhe mbijetesën.

Ndërkohë që nga ana tjetër Kukësi ka mundur me rezultatin 3 me 1 Kastriotin, duke vendosur kështu dhe fatin e krutanëve të cilët vitin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Ndeshjet e tjera kanë qenë ajo mes Teutës dhe Laçit që përfundoi me rezultatin 2 me 0, ndërsa Partizani dhe Luftëtari janë ndalur në barazim 1 me 1. Kujtojmë se Skënderbeu nuk ka luajtur këtë javë, pasi i takonte që të ndeshje me Kamzën por kjo e fundit ka marrë një dënim nga FSHF duke i dhënë korçarëve fitoren 3 me 0 në tavolinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kastrioti partizani superliga shqiptare teuta tirana kastrioti partizani superliga shqiptare teuta tirana

Sondazh

Poll