Sport

Lenjani thumbon Panuçin: Nuk bëhet dot më shqiptar se unë

30 Maj 2019, 17:03 Nga DOSJA
Lenjani thumbon Panuçin: Nuk bëhet dot më shqiptar se unë

ZVICËR- Anësori i Sionit të Zvicrës, Ermir Lenjani u rikthye në kombëtare pas largimit të ish-trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçit.

Futbollisti kuqezi gjatë një deklarate thumbon ish-trajnerin, ku thekson se Panuçi nuk mund të jetë kurrë më shqiptar se ai.

“Nuk dua të flas shumë për atë letër. Të gjithë e kanë parë çfarë kam menduar dhe çfarë kam thënë. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë dhe më ka ardhur shumë inat që nuk isha në Kombëtare. Të them të drejtën Panuçi nuk mund të jetë më shumë shqiptar se unë. E kam pasur fanellën veshur deri tani, ndaj ka ndodhur diçka e tillë.Nuk e kam kuptuar as unë. Kam bërë një sezon mjaft të mirë dhe me ndeshje të mira edhe nuk isha në grumbullim. Nuk dija si ta shpjegoja. Vendosa të qëndroja i qetë dhe ajo që ndodhi me Panuçin është lënë pas.Ka qenë në Zyrih dhe kemi takuar edhe me tjerë lojtarë. Kemi pasur një bisedë mjaft të mirë. Më ka treguar çfarë mendimi ka dhe kemi folur”, u shpreh Lenjani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ermir lenjani kristian panuci ermir lenjani kristian panuci

Sondazh

Poll