Aktualitet

Tenderi i uniformave, Apeli lë në burg 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

30 Korrik 2021, 14:30 Nga DOSJA
Tenderi i uniformave, Apeli lë në burg 9 zyrtarët e

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshmë në lidhje me tenderin e uniformave të policisë. Vendimi është marrë gjatë seancës së mbajtur sot kur të arrestuarit kanë dalë para trupit gjykues për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. 

Përveç drejtoreshës Edlira Naqellari, në burg do vijojnë të qëndrojnë edhe Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj. Ndërsa në masën arrest shtëpie do qëndrojë vetëm Anisa Bogdani.

Lidhur me skandalin, SPAK arrestoi 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit  të tenderit me 2.8 miliardë lekë.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ani omuri anisa bogdani fatmir demneri flutura cekrezi gezim mingaj kleviz hasani kreshnik bejkaj mariglen buzali tenderi i uniformave te policise ani omuri anisa bogdani fatmir demneri flutura cekrezi gezim mingaj kleviz hasani kreshnik bejkaj mariglen buzali tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll