Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe mjet të blinduar, arrestohet ‘i forti’ i Durrësit, i njohur si ‘Kep Rapi’ (DETAJE)

30 Korrik 2021, 13:34 Nga DOSJA
Lëvizte me armë zjarri dhe mjet të blinduar, arrestohet ‘i

MAMINAS–  Rexhep Rapi 58 vjeç, i njohur si ‘Kep Rapi’, ka rënë në prangat e policisë së Durrëait ditën e sotme, pasi lëvizte me armë zjarri, të cilën e mbante edhe në lokalin e tij në Maminas. Sipas policisë, 58-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. Nga kontrolli që policia bëri në biznesin e tij, në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë. Po ashtu është proceduar një punonjës i lokalit që kishte dijeni për pistoletën dhe nuk ka kallëzuar.

 Njoftimi i policisë:

Durrës; Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionle e DVP Durrës më bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. Procedohet penalisht një tjetër shtetas për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe mjeti i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas dispononte armë zjarri me vete, menjëherë Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës kanë mirëorganizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Rexhep Rapi., 58 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të mara se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një shtetas i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi G. M., (punonjës i subjektit), i cili kishte dijeni për armën e zjarrit dhe nuk ka treguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe mjeti tip “Benz”, i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rexhep rapi rexhep rapi

Sondazh

Poll