Aktualitet

Radha kilometrike në Kapshticë, banorët presin në pikun e vapës: Po sëmuremi këtu, nuk dimë çfarë po ndodh

30 Korrik 2021, 13:24 Nga DOSJA
Radha kilometrike në Kapshticë, banorët presin në pikun e

KAPSHTICË– Emigrantët shqiptarë të cilët duan të kalojnë drejt Greqisë, po përballen me radhë kilometrike në Kapshticë, ku duhet të presin nën pikun e vapës. Ata janë shprehur për mediat se kanë disa orë që presin dhe po sëmuren për shkak të temperaturave të larta. 

Kemi afërisht 1 orë, s’po e marrim vesh çfarë po ndodh s’po e kuptojmë, punon me një sportel pala greke mbase. Do presim jemi të detyruar.”, u shpreh  një prej qytetarëve në radhë.

Si në kohën e qëmotshme, siç e shikoni. Kemi 1 orë e gjysmë, kam pritur edhe 14 orë në radhë, nuk dua që të qëndrojë sot. Jemi të sëmurë nga mesi, koha nuk na ndihmon është shumë nxehtë.”, tha një tjetër.

Reduktimi i personelit të policisë greke, e cila ka hapur vetëm një sportel në hyrje, po detyron qyetarët të presin disa orë për të kryer procedurat, ndërsa pala shqiptare po punon me 3 sportele në dalje.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pika e kapshtices radhe ne kapshtice pika e kapshtices radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll