Aktualitet

Zjarret ‘pushtojnë’ Vlorën, Shefi i Zjarrfikësve: Nuk kemi mjete, nuk shkojmë dot në disa vatra

30 Korrik 2021, 11:55 Nga DOSJA
Zjarret ‘pushtojnë’ Vlorën, Shefi i Zjarrfikësve: Nuk

VLORË– Shefi i Zjarrfikësve të Vlorës, Kastriot Bega ka folur lidhur me situatën alarmante me zjarret, ku është shprehur se flakët kanë vënë në vështirësi të gjithë togën që ai drejton. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bega thotë se në disa vende terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë.

Aktualisht në Karaburun janë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Në Tragjas zjarri është në mal dhe është e pamundur të ndërhyhet, ne po presim të zbresë poshtë. Sot kemi ndërhyrë në Zvërnec dhe e kemi kapur në kohë.  Jam marrë tërë natën te shpella e Kaninës, është një pyll me pisha atje. Rrezikoj i gjithë pylli me pisha në Kaninë. Dje ka pasur në Kuzum Baba. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe ka flakë. Ne nuk kemi automjete për tu futur në terrene të vështira“, tha Kastriot Bega.

Prej tre ditësh, disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në gadishullin e Karaburunit, duke djegur hapësirën e blertë. Flakët kanë djegur qindra hektarë me pemë e shkurre, teksa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë. Zjarri në Karaburun për shkak të erës po përhapet më shpejtësi, duke bërë që të rrezikohet edhe baza e Pashalimanit, ndërsa në zonë për shuarjen e flakëve janë vënë në gatishmëri edhe 40 ushtarë nga Forcat e Armatosura, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kastriot bega zjarri ne karaburun kastriot bega zjarri ne karaburun

Sondazh

Poll