Operacioni anti-drogë te ‘Varri i Bamit’, lihen në burg 3 të arrestuarit! Gazmir Cani lihet në arrest shtëpie
30 Korrik 2021, 12:49Nga DOSJA
TIRANË– Tre të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë të policisë në afërsi të zonës së ‘Varrit të Bamit’, Erjon Prenga, Altin Gega dhe Taulant Çoku, janë lënë sot në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Në arrest shtëpie është lënë Gazmir Cani, i riu i cili i iku në mënyrë spektakolare Policisë duke shkelur gazin para tyre.
Në operacionin e quajtur “Xhamlliku”, të zhvilluar dy ditë më parë u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare. 5 të arrestuarit dhe një i shpallur në kërkim e kishin kthyer zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në parkun e tyre të trafikut të kokainës. Në pranga ranë Gentian Kore, 47 vjeç, pronari i biznesit ku edhe “zihej brumi”; Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Erjon Prengaj,32 vjeç, Gazmir Cani, 26 vjeç, ky i fundin edhe personi i cili tentoi t’i ikte Policisë. Cani është i vetmi që nuk akuzohet për trafik droge por vetëm për mosbindje ndaj forcave të rendit.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” të k...
VLORË– Shefi i Zjarrfikësve të Vlorës, Kastriot Bega ka folur lidhur me situatën alarmante me zjarret, ku është shprehur se flakët kanë vënë në vësht...
MIRDITË– Tre persona janë vënë në pranga gjatë një aksioni të zhvilluar në Mirditë, ndërsa janë procedurar në gjendje të lirë, 23 persona të tjerë. Policia...
MIRDITË– Tre persona janë vënë në pranga gjatë një aksioni të zhvilluar në Mirditë, ndërsa janë procedurar në gjendje të lirë, 23 persona të tjerë. Në pran...
TIRANË– 9 zyrtarët e ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për abuzimin me tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit, kanë kër...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme dhe ka tronditur popullin grek, pas vrasjeve të fundit, një shqiptar ka vrarë gruan e tij 31-vje&cc...
VLORË– Sekustrohen 10 pasuri të Ilia Ziu në Vlorë, të cilat dyshohet se janë produkt i aktivitetit të tij të paligjshëm në trafikun e drogës. Ziut i janë s...
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin H. A., ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin N. A. Babë e bir dyshohe...