Aktualitet

EMRAT/ Kultivonin kanabis, bien në pranga 3 persona në Tiranë, shpallen në kërkim 2 të tjerë

30 Korrik 2021, 12:17 Nga DOSJA
EMRAT/ Kultivonin kanabis, bien në pranga 3 persona në Tiranë,

TIRANË– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” të kryer në bashkëpunim. Mësohet se në pranga kanë rënë Mondi Verbali, 28 vjeç, Zyber Tusha, 42 vjeç dhe Qerim Tresa, 58 vjeç, ndërsa  u shpallën në kërkim shtetasit Altin Plaku, 35 vjeç dhe Klajdi Tresa, 24 vjeç. Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesat e tre personave të arrestuar janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet një tjetër operacion policor anti-kanabis. Operacioni i koduar “Dorëz” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Sekuestrohen 3 armë gjahu, një automjet, 3 aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dorëz”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.V., 28 vjeç, Z. T., 42 vjeç dhe Q. T., 58 vjeç. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. P., 35 vjeç dhe K. T., 24 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Dorëz”, Pezë e Madhe. Gjatë kontrolleve në banesat e 3 shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne tirane klajdi tresa mondi verbali qerim tresa zyber tusha arrestohen tre persona ne tirane klajdi tresa mondi verbali qerim tresa zyber tusha

Sondazh

Poll