Aktualitet

Shtyhet seanca për vrasjen e Santiago Malkos, munguan avokatët e të pandehurve

30 Korrik 2021, 14:10 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për vrasjen e Santiago Malkos, munguan avokatët e

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shtyrë gjykimin e  kërkesës për kalim të të pandehurve në procesin për vrasjen e Santiago Malkos.

Mësohet shkak janë bërë mbrojtësit e të pandehurit Elvis Gacaj, të cilët mungonin në seancë, ku të pranishëm ishin familjarët e viktimës. Seanca e ardhshme është caktuar më datë 15 shtator.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e santiago malkos vrasja e santiago malkos

Sondazh

Poll