Aktualitet

Abuzimi me tenderin e uniformave të Policisë, të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel, mes tyre edhe Edlira Naqellari

30 Korrik 2021, 10:57 Nga DOSJA
Abuzimi me tenderin e uniformave të Policisë, të arrestuarit

TIRANË– 9 zyrtarët e ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për abuzimin me tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit, kanë kërkuar sot në Apelin e Gjykatës së Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mes të arrestuarve që kanë kërkuar lirinë është edhe ish-drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, e cila u shkarkua nga detyra një javë para se të arrestohej.

Bashkë me të kanë kërkuar lirinë dhe katër anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, dhe Anisa Bogdani, kjo e fundit e lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Po ashtu jashtë qelisë duan që të dalin edhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Gëzim Mingaj.

Lidhur me skandalin, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit  të tenderit me 2.8 miliardë lekë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edlira naqellar gjkko ministria e brendshme policia e shtetit tenderi i uniformave te policise edlira naqellar gjkko ministria e brendshme policia e shtetit tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll