Aktualitet

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten dhe pranon fajin: Isha xheloz

30 Korrik 2021, 10:56 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme dhe ka tronditur popullin grek, pas vrasjeve të fundit, një shqiptar ka vrarë gruan e tij 31-vjeçare me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dhafni në Athinë.

Mediat raportojnë se ai është dorëzuar vetë në polici dhe ka pranuar se ka vrarë gruan e tij dhe ka thënë se ishte shumë xheloz për të. Dyshohet se 40-vjeçari e plagosi në qafë fillimisht me thikë pastaj e vrau atë për vdekje.

Direkt pas kësaj  policia ka arritur në apartamentin e tyre, në katin e tretë të një pallati ku ka gjetur gruan e vdekur dhe dyshemenë e mbushur me gjak.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari vet gruan me thike shqiptari vret gruan ne greqi greqi shqiptari vet gruan me thike shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll