Aktualitet

Ecte me drogë në makinë, bie në pranga 23-vjeçari në Berat

30 Korrik 2021, 10:43 Nga DOSJA
Ecte me drogë në makinë, bie në pranga 23-vjeçari

BERAT– Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 23-vjeçari Xh. H., në fshatin Ujnaik-Gjerbës, pasi gjatë kontrolleve në makinën e tij tip “Benz”, i janë gjetur sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat; Vijojnë kontrollet e pandërprera për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në prangat e Policisë, një 23-vjeçar që tentoi të shpërndante lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune të pandërprerë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: Xh. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radësh, Skrapar.

Ky shtetas u kap në rrugën e fshatit Ujanik-Gjerbës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23-vjeçari ne berat arrestohet 23-vjeçari ne berat

Sondazh

Poll