Sport

‘Gold Cup’: SHBA dhe Meksiko, në finale për trofeun amerikan…

30 Korrik 2021, 10:04 Nga DOSJA

SHBA – “Gold Cup” është në fundin e saj. Gara midis kombeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore, e organizuar nga Concacaf, në fakt sapo ka mbyllur gjysmëfinalet, duke përcaktuar edhe dy skuadrat që do të përballen për trofeun: SHBA dhe Meksika.

Për herë të shtatë edicionet e fundit, në gjysmëfinale, janë përballur skuadrat më të forta të kësaj gare. SHBA mundi 1-0 Katarin, i pranishëm me ftesë, vetëm me një gol të realizuar në minutën e 86-të nga Gyasi Zardes, ndërkohë që aziatikët humbën një penallti në fillim të pjesës së dytë me Hasan Al Heidos (61’).

Fitorja 2-1 e Meksikës mbi Kanadanë ishte edhe më e tensionuar, madje ajo u arrit minutën e dhjetë të shtesës. Në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë, Orbelin Pineda (45’+2) e kaloi Meksikën në epërsi nga pika e penalltisë.

Kanadezët barazuan me anë të Tajon Buchanan (57’) në pjesën e dytë, ndërkohë që Hektor (100’) rezlizoi golin vendimtar të fitores 2-1, ndërkohë që më herët Carlos Salcedo (66′) humbi një penallti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “gold cup” concacaf kanadanë katarin shba dhe meksika “gold cup” concacaf kanadanë katarin shba dhe meksika

Sondazh

Poll