Politike

Djegia e plehrave në Fier, Armando Subashi i përgjigjet Bashës: Ku e gjen guximin? PD votoi kundër emergjencës mjedisore

30 Korrik 2021, 08:00 Nga DOSJA
Djegia e plehrave në Fier, Armando Subashi i përgjigjet Bashës:

FIER– Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me reagimin e tij për djegien e plehrave në fushën pranë qytetit. Me anë të një postimi në rrjetet e sij sociale, Subashi shkruan se demokratët votuan kundër investimit të qeverisë për impiantit të ri në Fieri, duke shtyrë me 2 vite implementimin e tij. Po ashtu, ai shtron se brenda pak ditëve gjithçka do të marrë fund.

“Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!! Po si ka mundësi?! Ku e gjen të drejtën morale?! Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?! E kanë të kotë! Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.  Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në rradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë. Fund plehrave në qytet!,”-shkruan socialisti.

Ndërkohë Fieri është pushtuar prej më shumë se katër ditësh nga një tym i shkaktuar nga zjarri që po djeg mbetjet në një fushë disa kilometra pranë qytetit. Situata është shumë problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve.

Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k tha se situate e krijuar nuk është përgjegjësi e tyre, pasi ata e kanë landfillin gati, ndërsa Bashkia nuk i çon mbetjet për t’u përpunuar. Kryebashiaku Armando Subashi ka vendosur ditën e sotme si afat për të zgjidhur problemin, ndërsa Basha kërkoi nga qytetarët që të kërkonin të drejtat e tyre.

LAJMI KRYESOR: Emergjenca mjedisore në Fier, Basha thirrje për protestë: Ngrini zërin, po helmohen familjet! I përgjigjet kryebashkiaku Subashi: Penguat investimin në impiantin e ri

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike armando subashi lulzim basha zjarr ne fier armando subashi lulzim basha zjarr ne fier

Sondazh

Poll