Politike

Fieri s’shpëton nga tymi kancerogjen, e mbulon prej ditësh, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment”: Landfilli

29 Korrik 2021, 20:31 Nga DOSJA
Fieri s’shpëton nga tymi kancerogjen, e mbulon prej ditësh,

FIER– Zjarri në qytetin e Fierit, në fushën ku janë djegur mbetjet prej më shumë se tre ditësh po shkon drejt shuarjes, por qytetarët nuk mund të shpëtojnë nga tymi kancerogjen që mbulon qytetin. Era ka bërë që tymi të shpërndahet masivisht dhe banorët ankohen se nuk marrin dot as frymë, duke sjellë kështu një emergjencë mjedisore.

Në vendin ku digjen mbetjet janë dërguar mjete të tonazhit të rëndë, që po punojnë për mbulimin me dhé të hirit që vijon të çlirojë tym. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë maskër, por ende nuk dihet nëse zjarri është vënë nga dora e njeriut, apo është shkaktuar nga temperaturat e larta të kësaj vere përvëluese.

Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k është distancuar dhe ka sqaruar se situata e krijuar në këtë qytet nuk është për shkakun e tyre. Në një deklaratë zyrtare për mediat, shoqëria në fjalë sqaron se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare, prej më shumë se një viti.

Në deklaratë shtohet se andfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.

I pranishëm në vendin e masakrës, kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi tha se deri më 30 gusht do të stabilizohet gjithçka. Përpara mediave, Subashi tha se plehrat nuk janë dërguar në landfill, pasi ende nuk është rehabilituar rruga që çon mbetjet atje. Ai shtoi se uji i zjarrfikësve nuk është zgjidhje pasi e rindez zjarrin, ndërsa opsioni i vetëm që kanë në dorë është mbulimi me dhé.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike armando subashi zjarri ne fier armando subashi zjarri ne fier

Sondazh

Poll