Politike

Djegia e mbeturinave në Fier, Baçi: Situatë kaotike, SPAK të nisë hetimet

29 Korrik 2021, 19:59 Nga DOSJA
Djegia e mbeturinave në Fier, Baçi: Situatë kaotike, SPAK

FIER- Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike Luan Baçi e ka konsideruar djegien e mbeturinave në qytetin e Fierit si alarmante dhe se është kthyer në gjendje katastrofike. Në një deklaratë për mediat, në afërsi të vendit ku po digjen mbeturinat, Baçi tha se kjo nuk duhet që të kthehet në siuatë politike, por duhet që të reagohet sa më shumë që të vihet dorë në situatën e dalë jashtë kontrollit.

“Situata është e dukshme tashmë, një situatë vërtet alarmante, e rrezikshme dhe shumë dëmtuese për qytetarët e Fierit. janë ditë të tëra që qyteti i Fierit është në gjendje katastrofike, tym dhe blozë në çdo shtëpi. Qytetarët janë mbyllur brenda. Nuk është situatë për të bërë politikë dhe unë jam plotësisht dakort me këtë madje më vjen keq që çdokush mundet të thotë që po bëjme politikë me këtë fatkeqësi. Kemi ditë që e ndjekim situatën nga afër, e kemi denoncuar duke ofruar edhe ndihmesën tonë se sim und të zgjidhet. Ka disa ditë që bëhet sikur punohet. Janë me dhjetëra raste që këtu ka pasur zjarre. Kjo e kësaj here ishte jashtë çdolloj parashikimi dhe ndodh në një situatë që incerneratori korruptiv i Fierit që PD e ka denoncuar ata kanë deklaruar se ata janë gati për të filluar punën që në 25 maj. Duhet të ishin marrë masa për ta pastruar dhe zhbllokuar. Nuk mendoj se do të marrë zgjidhje me 2 mjete që kanë sjellë këtu”– u shpreh Baçi.

Nga ana tjetër ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë pasi tymërat dhe papastërtitë sa vjen dhe po bien mbi qytetarët. Baçi gjithashtu i bëri thirrje SPAK që të nisë menjëherë hetimet për incernatorin e Fierit, dhe që personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar.

“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit të protestojnë pasi këtu ka erë korrupsion, situatë e lënë pas dore pasi këta janë të babëzitur. Incerneratori i Fierit është një incernerator jo me teknologjinë që duhet dhe nuk mund të vihet në punë. Banorët e zonave janë duke u larguar pasi nuk u shiten produktet nga tymi. I bëj thirrje SPAK menjëherë të nisë hetimet. Kush mban përgjegjësi për 4 ditë rresht tym dhe dëm për qytetarët. Janë qytetarët që duhet të reagojnë pasi kjo papastërsi bie mbi kokat e të majtëve dhe të djathtëve” tha ai.

Fieri është pushtuar prej më shumë se tre ditësh nga një tym vdekjeprurës të shkaktuar nga zjarri që po djeg mbetet në një fushë të qytetit. Situata është shumë problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve. Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k tha se situate e krijuar nuk është përgjegjësi e tyre, pasi ata e kanë landfillin gati, ndërsa Bashkia nuk i çon mbetjet.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luan baci zjarri ne fier luan baci zjarri ne fier

Sondazh

Poll