E RËNDË! Vdekja e 13-vjeçarit në Kurbin gjatë mesnatës, Policia jep versionin zyrtar: Ishte vetëvrasje!
30 Korrik 2021, 05:44Nga DOSJA
KURBIN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gërnac të Kurbinit, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçar. I mituri, i identifikuar deri më tani si R.Keqi, është gjetur pa shenja jete shumë pranë banesës së tij në mesnatë nga efektivët e Policisë.
Fillimisht u raportua se i ndjeri ka qenë bashkë me tre fëmijë të tjerë duke kullotur bagëtitë në mal dhe atje kanë gjetur një automatik të mbushur. Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan, i mituri dhe dy shokët e tjerë kanë nisur që të luajnë me armën e mbushur duke shtënë pa dashje. Plumbi kapi 13-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Por Policia në njoftimin zyrtar shkruan se bëhet fjalë për vetëvrasje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar. Menjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Për shkak të të nxehti...
VLORË- Prej ditësh Vlora është në flakë. Dhe jo në kuptimin figurativ të fjalës por në flakë që po shkrumbojnë pyjet e Vlorës. Radhima, Mali i Kuçit...
VLORË- Zjarret në Vlorë sa po vjen dhe po bëhen edhe më të mëdhenj. Nga fotot e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, dallohet zjarri masiv që ka pushtuar p...
GJIROKASTËR– 72-vjeçari Panajot Janaqi ka treguar se si ka nisur sherri me të shoqen, të cilës i vuri flakën ditën e sotme. Në dëshminë e tij përpar...
Aktualitet29 Korrik 2021, 19:55
FIER– Data 30 gushti është limiti që ka vendosur kryetari i Bashkisë Fierit Armando Subashi në lidhje me stabilizimin e situatës së djegies së mbetjeve. Përpara...
FIER– Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar se situate e krijuar në këtë yt...
LUSHNJE– Marjus dhe Afrim Hasalla, të dy kushëri me njëri-tjetrin janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë djalin e xhaxhait të tyre, Romeo Hasalla...