Aktualitet

Zjarri në Fier, shoqëria ‘Integreted Technology’: Inceneratori është gati prej më shumë se një viti dhe me standarte

29 Korrik 2021, 19:24 Nga DOSJA
Zjarri në Fier, shoqëria ‘Integreted Technology’:

FIER– Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar se situate e krijuar në këtë ytet dhe krimi mjedisor nuk është për shkakun e tyre. Në një deklaratë zyrtare për mediat, shoqëria në fjalë sqaron se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare, prej më shum se një viti.

Në deklaratë shtohet se andfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier, por arsyeja pse s’po ndodh kjo gjë mbetet mister. 

Deklarata e plotë për media:

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkak për situatën e krijuar në vend grumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës. Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr. Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.

Fieri është pushtuar prej më shumë se tre ditësh nga një tym vdekjeprurës të shkaktuar nga zjarri që po djeg mbetet në një fushë të qytetit. Situata është shumë problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fier shoqëria “integrated technology waste treatment fier” zjarri ne fier fier shoqëria “integrated technology waste treatment fier” zjarri ne fier

Sondazh

Poll