U shkarkua nga KPK, Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin Ardian Ylli
29 Korrik 2021, 21:03Nga DOSJA
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli, vendim i marrë në korrik të vitit 2019.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.56/2019, datë 07.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2021,”- njofton KPA.
Ardian Ylli e ka filluar karrierën në vitin 1994 në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë në vitin 1998 ai është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2013 Ylli është transferuar si prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2015 është promovuar si drejtues. Në vitin 2017-të Ylli është komanduar si drejtues i Prokurorisë Vlorë.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË- Prej ditësh Vlora është në flakë. Dhe jo në kuptimin figurativ të fjalës por në flakë që po shkrumbojnë pyjet e Vlorës. Radhima, Mali i Kuçit...
VLORË- Zjarret në Vlorë sa po vjen dhe po bëhen edhe më të mëdhenj. Nga fotot e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, dallohet zjarri masiv që ka pushtuar p...
GJIROKASTËR– 72-vjeçari Panajot Janaqi ka treguar se si ka nisur sherri me të shoqen, të cilës i vuri flakën ditën e sotme. Në dëshminë e tij përpar...
Aktualitet29 Korrik 2021, 19:55
FIER– Data 30 gushti është limiti që ka vendosur kryetari i Bashkisë Fierit Armando Subashi në lidhje me stabilizimin e situatës së djegies së mbetjeve. Përpara...
FIER– Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar se situate e krijuar në këtë yt...
LUSHNJE– Marjus dhe Afrim Hasalla, të dy kushëri me njëri-tjetrin janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë djalin e xhaxhait të tyre, Romeo Hasalla...
DURRËS– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me drogën e sekuestruar pasditen e sotme në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Sipa...