Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në Korçë, brenda ndodheshin tre persona

29 Korrik 2021, 18:24 Nga DOSJA
Merr flakë makina në ecje në Korçë, brenda ndodheshin

KORÇË- Një makinë ka marrë flak pasditën e sotme në afërsi të fshatit Pirg në aksin Korçë-Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në makinë kanë qënë tre persona brenda.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se makina ka qenë në ecje e sipër kur ka marrë flakë, ndërkohë që asnjë nga personat nuk janë lënduar.  

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak.Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet merr flake makina ne korce merr flake makina ne korce

Sondazh

Poll