Aktualitet

VIDEO+FOTO/ Vlora në flakë, digjet Radhima, Karaburuni dhe Mali i Kuçit, zjarri afrohet në bazën e Pashalimanit

29 Korrik 2021, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO+FOTO/ Vlora në flakë, digjet Radhima, Karaburuni dhe Mali i

VLORË- Prej ditësh Vlora është në flakë. Dhe jo në kuptimin figurativ të fjalës por në flakë që po shkrumbojnë pyjet e Vlorës. Radhima, Mali i Kuçit dhe Karaburuni janë zonët më problematike të qytetit bregdetar. 

Në Radhimë zjarri u aktivizua ditën e sotme dhe për shkak të erës, flakët kanë shkuar pranë banesave të banorëve dhe hoteleve duke rrezikuar djegien e tyre. Pushuesit në Radhimë, pas rrezikut të flakëve janë trembur. Ndërkohë që për të shuar këtë vatër zjarri janë vendosur në gadishmëri 3 autobote uji, dhe 15 punonjës, të ndihmuar gjithashtu nga banorët e zonës. 

Një vatër gjithashtu është ndezur mbrëmjen e sotme në Malin e Kuçit në Vlorë. Mësohet se bimësi të shumta dhe shkurre kanë marrë flakë në këtë zonë, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë që terreni i thyer në këtë zonë ka bërë që ndërhyrja e zjarrfikësve të jetë e vështirë dhe e pamundur.  

Një ndër zonat më alarmante në Vlorë është edhe gadishulli i Karaburunit. Prej dy ditësh gadishulli është mbuluar nga flakët nga të gjitha anët. Zjarri në Karaburun për shkak të erës po përhapet më shpejtësi, duke bërë që të rrezikohet edhe baza e Pashalimanit. Për shuarjen e flakëve në këtë zonë janë në gadishmëri përveç zjarrfikësve edhe 40 ushtarë, të ndihmuar nga banorët e zonës. Për shkak të relievit të vështirë, punonjësit janë të detyruar të mundohen të shuajnë flakët me lopata dhe mjete rrethanore.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2021, 19:55

FIER– Data 30 gushti është limiti që ka vendosur kryetari i Bashkisë Fierit Armando Subashi në lidhje me stabilizimin e situatës së djegies së mbetjeve. Përpara...