Aktualitet

Vranë kushëririn për një ‘copë’ tokë, arrestohen Marjus dhe Afrim Hasalla, shpallet në kërkim një tjetër person

29 Korrik 2021, 18:45 Nga DOSJA
Vranë kushëririn për një ‘copë’ tokë,

LUSHNJE– Marjus dhe Afrim Hasalla, të dy kushëri me njëri-tjetrin janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë djalin e xhaxhait të tyre, Romeo Hasalla si dhe kanë plagosur babain e tij e dy vëllezërit. Kur kanë laluar më shumë se 12 orë nga krimi i rëndë, Policia ka vënë në pranga dy autorët, ndërsa është shpallur në kërkim Kastriot Hasalla.

Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë dhe sot kishte shkuar që t’i ndihmonte familjes së tij, në fshatin Garunjas të Lushnjes.

Por, aty u përlesh me kushërinjtë për tokën dhe mbeti i vrarë. Babai Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert, të dy 31 vjeç janë në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Lushnjë

Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim. Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H..

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje per pronen ne lushnje vrasje per pronen ne lushnje

Sondazh

Poll