Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, digjet Radhima, rrezikohen banesat dhe hotelet që ndodhen pranë. Tremben pushuesit

29 Korrik 2021, 16:34 Nga DOSJA
Tjetër vatër zjarri në Vlorë, digjet Radhima, rrezikohen

VLORË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qytetin e Vlorës, në zonën e Radhimës. Mësohet se zjarri rrezikon të prekë banesat dhe hotelet që ndodhen pranë vatrës, ndërsa pusuuesit janë trembur.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.

Një tjetër zjarr aktiv në Vlorë është në gadishullin e Karaburunit. Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu thuajse te gjithë bimësinë e Karaburunit.

Situata ishte problematike pasi flakët të ndihmuara dhe nga era iu afruan Parkut Kombëtar të Llogorasë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në radhimë zjarr në radhimë

Sondazh

Poll