Aktualitet

Për herë të tretë brenda muajit! Sekuestrohen mbi 7 kg kokainë në Portin e Durrësit, brenda kontejnerëve të “Alba Exo

29 Korrik 2021, 17:27 Nga DOSJA
Për herë të tretë brenda muajit! Sekuestrohen mbi 7 kg

DURRËS– Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit, në një nga kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, e cila merret me importin e frutave nga Ekuadori.  Mësohet se 7.25 kilogramë kokainë janë gjetur të ndara në pako dhe të ngjitura në një nga kapakët e kontejnerit të kompanisë në fjalë. Ende nuk ka informacione për persona të arrestuar për drogën e gjetur. Kjo është hera e tretë që gjendet lëndë narkotike në kontejnerët e kësaj kompanie. vetëm më 23 korrik u sekuestruan 6.5 kilogramë kokainë të fshehura në të njëtën mënyrë.

Kokaina ishte e ndarë në katër pako dhe ishte ngjitur në kapakun e një prej dhjetë konteinerëve që sjellin banane nga Ekuadori.  Më 13 korrik u ndalua një kamion me banane në portin e Durrësit brenda të cilit u gjetën 12 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori. Lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte e fshehur në pjesën e brendshme të kontejnerit.

Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alba exotic fruit sekuestrohen 7.25 kilogramë kokainë ne portin e durresit alba exotic fruit sekuestrohen 7.25 kilogramë kokainë ne portin e durresit

Sondazh

Poll