Aktualitet

Sërish kokainë në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit”, policia publikon njoftimin zyrtar

29 Korrik 2021, 17:35 Nga DOSJA
Sërish kokainë në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit”,

DURRËS– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me drogën e sekuestruar pasditen e sotme në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Sipas njoftimit, mësohet se 7.25 kilogramë janë gjetur në një nga kontejnerët e kësaj kompanie.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie  lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 7.25 kilogramë kokainë ne portin e durresit sekuestrohen 7.25 kilogramë kokainë ne portin e durresit

Sondazh

Poll