Bota

‘Asnjë plan aktual për një sezon tjetër”/ ” X Factor” pas 17 vitesh ndërpret transmetimin

29 Korrik 2021, 14:44 Nga DOSJA
‘Asnjë plan aktual për një sezon tjetër”/

BRITANI- Spektakli “X Factor” do të ndërpresë transmetimin, pas 17 vitesh. Mediat e huaja raportojnë se krijuesi Simon Cowell ka njoftuar se shfaqja e talenteve do të ndërpritet vetëm për pesë vjet.

Një burim i ‘ITV’ ka deklaruar se Cowell mendon se spektali është bërë i mërzitshëm dhe tani  është e pamundur të kthehet ky format. 

“Nuk ka plane aktuale për serinë e ardhshme të ‘X Factor’ në këtë fazë. Globalisht, është ende një fenomen dhe rritet në miliona çdo vit. Por në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka dyshim se është bërë pak bajat. Simon mbetet në krye të lojës së tij dhe di të bëjë spektakël. Ai zotëron të drejtat për shfaqjen dhe jo për kanalin ITV . Është e qartë se gjëja e fundit që ai dëshiron është që ‘X Factor’ të kthehet në një shaka vecanërisht në kontrast me shfaqjen dhe shkëlqimin e saj”-tha burimi.

‘X Factor’ u transmetua për herë të fundit në 2018 kur Dalton Harris u shpall fitues.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dalton harris simon cowell x factor dalton harris simon cowell x factor

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 11:34

SHKUP- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i krahasoi 3  vendet që nuk i janë bashkuar Minishengenit rajonal me një fëmijë tekanjoz, që prindi e lut ...