Bota

Të paktën 40 persona dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet në provincën lindore të Afganistanit

29 Korrik 2021, 12:30 Nga DOSJA
Të paktën 40 persona dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet

AFGANISTAN- Të paktën 40 persona u vranë pasi përmbytjet e mëdha të mërkurën mbrëma shkatërruan mbi 80 shtëpi në rrethin Kamdish të Afganistanit Kku 150 persona gjithashtu rezultojnë të zhdukur pas aksidentit.

Trupat e 40 njerëzve janë gjetur dhe numri i të vdekurve ndoshta do të rritet,” raportojnë mediat duke cituar Saeedullah Nuristani, Kryetarin e këshillit provincial.

Rrethi Kamdish ndodhet në provincën Nuristan të vendit. Përmbytjet shkatërruan gjithashtu dhjetëra shtëpi banimi dhe pemishte në rrethe dhe shkaktuan mbylljen e trafikut të disa rrugëve të rrethit.

Muajin e kaluar, të paktën 12 persona u vranë gjithashtu nga shirat e dendura dhe përmbytjet e mëdha që goditën pjesë të provincës perëndimore të Afganistanit, Herat.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytje ne afganistan permbytje ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 11:34

SHKUP- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i krahasoi 3  vendet që nuk i janë bashkuar Minishengenit rajonal me një fëmijë tekanjoz, që prindi e lut ...

Bota 29 Korrik 2021, 11:12

MEKSIKË– Qindra njerëz të armatosur që i përkisnin një grupi vigjilentësh të sapoformuar të quajtur “El Machete” kanë rrëmbyer 21 persona...