Politike

Tre liderët para gazetarëve, Vuçiç dhe Zaev falenderojnë Ramën, kryeministri i “sertë”: Ç’të keqe ka të jetë dh

29 Korrik 2021, 11:18 Nga DOSJA
Tre liderët para gazetarëve, Vuçiç dhe Zaev

SHKUP– Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar me qetësi mungesën e Kosovës, Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit në Forumin Ekonomik që po zhvillohet në Shkup. Edhe njëherë ai renditi ato që sipas tij janë pikat e forta të “bashkimit”, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç dhe homologu Zoran Zaev e falenderuan.

PJESË NGA FJALA HYRËSE NË KONFERENCË:

Zaev: Sot kemi hapur perspektivë të re për vendet tona. Por vendet tona po ecin në të njëjtin shteg dhe ndajmë të njëjtin vizion dhe vlera. Po ecim në një rrugë dhe po ndërlidhemi. Shpreh mbështetjen time të plotë për procesin. Kjo nismë është platforma për të cilën ka nevojë rajoni. Ky nuk është fundi i asaj që duam të bëjmë. Do të kërkojmë zbatim urgjent për ato që kemi rënë dakord.

Vuçiç: Faleminderit për mikpritjen. Rama faleminderit për energjinë që keni vendosur në marrëveshje. Rruga përballë nesh nuk është e vështirë. Një ditë kur të udhëtoni nga Tirana në Beograd, nuk do të përballeni me asnjë pengesë.

Rama: Kur më kujtohet tërmeti i 2019 në Shqipëri.  E kuptuam sa e rëndësishme ishte që të mos ishe vetëm. Sot do të jemi bashkë në çdo rast. Të çohet një më i mënçur se unë se çfarë të keqe ka për Kosovën dhe Malin e Zi të bëhen bashkë? Ku është e keqja? Ky është shpirti i kësaj nisme dhe nuk dua që të flas më shumë.

LAJMI KRYESOR: ‘Ballkani i Hapur’! Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup, Vuçiç: Nga 1 janari i 2023 s’ka më kufij! Rama: Nuk presim BE, 4 liritë themelore i realizojmë bashkë (REAGIMI nga PRISHTINA)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike samiti i shkupit 29 korrik 2021 samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll