Aktualitet

Pagesat e artistëve, Bashkia Tiranë nxjerr ‘provat’: Koncerti i Eli Farës është realizuar, ka marrë mbi 15 mln lekë

29 Korrik 2021, 14:35 Nga DOSJA
Pagesat e artistëve, Bashkia Tiranë nxjerr ‘provat’:

TIRANË– Bashkia Tiranë është distancuar nga skandali me pagesat që kanë marrë artistët gjatë periudhës së pandemisë për aktivitete dhe koncerte të ndryshme.

Konkretisht për rastin e këngëtares Eli Fara në llogarinë e të cilës Thesari i Shtetit ka disbuar në llogarinë e Eli Farës 1.596.000 lekë, për një projekt kulturor të miratuar më 1 shtator 2020, me shumën mbi 1.8 milionë lekë për koncertin “Një kafe në Tiranë”, që nuk u dha askund, as në Korçë ku duhej të ishte si aktivitet, Bashkia Tiranë ka paraqitur ‘prova’.

Në një prononcim për Dosja.al zyrtarë të Bashkisë thanë se këngëtarja Fara i ka marrë paratë dhe koncerti është zhvilluar.

“Koncerti është bërë, është miratuar më datë 18 nga Këshilli dhe është bërë. Nuk janë 34 milionë, nga Bashkia Tiranë, Eli Fara ka marrë 1.596.000 lekë,”- u shprehën zyrtarët e Bashkisë, për koncertin që mund ta shihni dhe në video.

Po me koncertin në Korçë çfarë ndodhi? Pse nuk u realizua?

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane eli fara pagesat e bashkise per artistet bashkia tirane eli fara pagesat e bashkise per artistet

Sondazh

Poll