Aktualitet

Në gusht mund të vaksinohen të gjithë personat +18 vjeç! Manastirliu: Studentët të vaksinohen para se të nisë shkolla!

29 Korrik 2021, 14:14 Nga DOSJA
Në gusht mund të vaksinohen të gjithë personat +18

TIRANË– Gushti do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve +18 vjeç. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga ministjra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.1 në Tiranë. Manastirliu i bëri apel studentëve të vaksinohen në gusht, përpara fillimit të shkollës.

Ne kemi vendosur që muaji gusht të jetë një muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç. Është e rëndësishme një thirrje për studentët, për t’u vaksinuar sepse shtatori, tetori, fillimi i shkollës sigurisht që do të na përballë me rritjen e kontakteve, me ato grumbullime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinaur të paktën kemi të garantuar që shmangim komplikacionet dhe format e rënda të sëmundjes dhe sigurisht edhe fatalitetet”, tha Manastirliu.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj COVID19, ndërsa 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu vaksinimi +18 vjec ogerta manastirliu vaksinimi +18 vjec

Sondazh

Poll