Aktualitet

DOKUMENTET/ Pandemi me koncerte! SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës, heton milionat që Veliaj u dha artistëve për mbështet

29 Korrik 2021, 14:01 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Pandemi me koncerte! SPAK mësyn në Bashkinë e

TIRANË– Viti që lamë pas u duk se shkaktoi një krizë dhe la një boshllëk të madh në financat e artistëve për shkak të pandemisë. Mungesa e klubeve të natës, koncerteve dhe e aktiviteteve kulturore bëri që shumë këngëtarë e aktorë të ngrinin zërin dhe të kërkonin që qeveria të hidhte sytë drejt tyre pasi jetonin me pagesat që merrnin në koncerte. Edhe pse zyrtarisht u duk se qeveria nuk bëri ashgjë për ta, Bashkia Tiranë me në krye Erion Veliajn përfitoi nga kjo situatë dhe zgjodhi që ‘mikrofonin’ e personazheve të njohur të showbizit shqiptar ta përdorte në favor të tij, për mbështetje publike, pasi edhe zgjedhjet e 25 prillit po afronin.

Sigurisht që kjo gjë nuk u bë falas dhe të themi të drejtën, firmat e 9 anëtarëve të Këshillit Artistiko-Kulturor të Tiranës dhe të nënkryetarit të bashkisë Andi Seferi kanë treguar një bujari të madhe me një grup artistësh që kanë mbështetur publikisht Veliajn. Gazetari Arben Rrozhani ka publikuar një shkrim në lidhje me dhjetëra aktivitete kulturore që janë organizuar e çuar deri në fund vetëm zyrtarisht, pasi në realitet nuk u zhvilluan kurrë.

Rrozhani shkruan në artikullin e publikuar në gazetën Shekulli se Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) po heton faturat e bashkisë së Tiranës të viteve të fundit, pas investigimeve të shumta mediatike para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit si dhe ankesave të individëve dhe operatorëve ekonomikë të skualifikuar apo keqpaguar nga bashkia, ndërkohë që institucioni jepte fonde pa kriter për firmat dhe klientët e saj.

Hetimet e SPAK, ndryshe nga sa shpresonte publiku që të hapnin dosjet korruptive të PPP-ve, kanë nisur me dosjet e projekteve kulturore, sociale dhe sportive të bashkisë. Sipas tabelave financiare, prej vitit 2016 dhe deri në fundvitin 2020, bashkia e Tiranës ka dhënë mbi 12 miliardë lekë për projekte kulturore, artistike dhe sportive. Fondi më i madh vjetor prej 2.54 miliardë lekësh u dha vitin e shkuar, edhe pse ishte vit pandemie dhe gjithçka ishte paralizuar, me salla të mbyllura aktivitetesh dhe ndalime ceremonish. Veliaj, mjashtërisht, shfrytëzoi mungesën e të ardhurave të shumicës së artistëve, që t’i “blente me shumicë”, për të ndikuar në opinionin publik në favor të tij.

Madje një pjesë e madhe e fondit është përdorur për të fituar mbështetjen e bashkisë së Tiranës nga shoqëria civile dhe personalitete. Në dokumentet e publikuara para zgjedhjeve të 25 prillit rezultonte se përfitues ishin artistë, gazetarë, media vizive, aktivistë të shoqërisë civile, veçanërisht ata që deklaronin hapur se Teatri Kombëtar do të shembej vetëm mbi trupat e tyre.

Aktorë si Arben Derhemi, Robert Ndrenika, Bujar Kapexhiu, Artan Imami, Genti Kame, Gazmend Paja (gjithashtu politikan) resultojnë të jenë bërë edhe anëtarë të këshillit Artistik të bashkisë në qershor 2018.

Me anë të organizatave, koncerteve, shfaqjet e teatrove, emra si Heldi Pema, Gezim Podgorica, Bujar Alliu, Erinda Bega, Rovena Dilo, Shegushe Bebeti, Enton Panariti, Niko Xhufka, Perikli Culi, Romina Tafali, Zaimira Qeraxhiu e shumë të tjerë kanë marrë si pagesa shuma të majme parash nga Bashkia e Tiranës, të ardhura që mblidhen nga taksapaguesit shqiptarë. Nuk mund të mos ishte pjesë e këty artistëve edhe Eli Fara, këngëtarja që zuri faqet e para të mediave vetëm pak javë më parë, pasi media të shumta publikuan të dhëna me atë të cilave pretendonin se këngëtarja shqiptare kishte marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun.

Më 8 tetor 2020, këngëtarja Eli Fara ishte krah kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt në Asamblemë socialiste që u zhvillua në Njësisë 5. Ajo falenderoi Veliajn për atë që ka bërë për vendin pasi sipas saj, ai e ka transformuar Tiranën, ndërsa më 21 tetor Thesari i Shtetit do të disbursonte në llogarinë e Eli Farës 1.596.000 lekë, për një projekt kulturor të miratuar më 1 shtator 2020, me shumën mbi 1.8 milionë lekë për koncertin “Një kafe në Tiranë”, që nuk u dha askund, as në Korçë ku duhej të ishte si aktivitet.

Pagesa të tilla janë bërë për dhjetra artistë të tjerë, si Kastro Ziso, Marsela Çibukaj, Eneda Tarifa, apo aktorin e humorit Gazmend Paja.

Të gjitha këto projekte janë fimosur nga 9 anëtarët e Këshillit Artistiko-Kulturor. Për periushën 2020-2022, në këtë këshill bëjnë pjesë: Robert Ndrenika, aktor në pension; Yllka Mujo-aktore; Helidon Haliti-piktor; Diana Çuli-shkrimtare; Luiza Gega-sportiste; Alket Islami; Dorian Koçi-drejtor i Muzeut Historik Kombëtar; Meri Kumbe-zv.ministre e Kulturës që përfitojnë edhe 4500 lekë shpërblim për çdo mbledhje, ku kalojnë miliardat që blejnë mbështetjen publike.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë Tiranë.Në një prononcim për Dosja.al zyrtarë të Bashkisë thanë se këngëtarja Fara i ka marrë paratë pasi koncerti i planifikuar është zhvilluar, duke sjellë dhe një video si provë. 

PËR TË LEXUAR ARTIKULLIN E PLOTË KLIKONI KËTU

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben derhemi eli fara erion veliaj genti kame robert ndrenika arben derhemi eli fara erion veliaj genti kame robert ndrenika

Sondazh

Poll