Aktualitet

Elizabeta Imeraj, tashmë prokurorja e çështjes ‘Becheti’

29 Korrik 2021, 13:14 Nga DOSJA
Elizabeta Imeraj, tashmë prokurorja e çështjes

TIRANË– Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë po zhvillohet gjykimi i çështjes penale me të pandehur Becheti dhe të tjerë.

Burime nga prokuroria thanë për Top Chanel se akuza ndihet e plotë në provat e administruara dhe nga puna e kolegëve që e kanë patur si çështje.
Zgjatja në kohë e këtij procesi dhe ndërrimi i prokurorëve duket se ka bërë shkak që Drejtuesja e Prokurorisë të përfaqësojë vetë në gjykim këtë çështje.

Kujtojmë qe Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Bechetit vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit. Po ashtu nga burimet mësohet se institucionet shqiptare po bashkëveprojnë me qëllim gjetjen e rrugës procedurale për kërkimin e të drejtës së shtetit shqiptar.

Një takim i zhvilluar mes përfaqësuesve të prokurorisë dhe përfaqësuesve të Avokaturës së Shtetit bën një tjetër hap të hedhur në drejtim të qëllimit kryesor.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet çështja ‘becheti’ elisabeta imeraj çështja ‘becheti’ elisabeta imeraj

Sondazh

Poll