Aktualitet

Shqiptari përplas me biçikletë për vdekje doktorin britanik dhe largohet nga vendi i ngjarjes, nuk e dërgoi në spital por

29 Korrik 2021, 13:00 Nga DOSJA
Shqiptari përplas me biçikletë për vdekje doktorin

BRITANI– Një shqiptar 23-vjeçar, i cili ka shkaktuar kaos në Londër pasi u përplas më në punonjës të spitalit duke i shkaktuar atij vdekjen, është dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Londrës ditën e sotme.

DailyMail shkruan se Ermir Loka po ecte me biçikletë me një shpejtësi rreth 15 kilometra në orë dhe përplasi 72 vjeçarin Combie i cili gjeti vdekjen pas disa orësh në spital nga plagët e marra. 72-vjeçari punonjës i spitalit ka marre dëmtime të rënda në kafkë dhe në tru. Në vend që të kujdesej për të plagosurin ai e ka kritikuar se i ka prishur biçikletën e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai ka marrë vetëm dy vite burg nga gjykata pasi kishte deklarauar se u largua nga vendi i ngjarjes sepse kishte frikë se do të dëbohej nga shteti Anglez pasi ishte pa dokumenta. Tashmë ka kaluar një vit që kur ai u fut në paraburgim dhe gjykimi i tij mund të shkurtohët duke u përgjysmuar.

Në gjyq për të dëshmuar ka qenë edhe një dëshmitare okulare që pa ngjarjen dhe ka treguar për momenrin e aksidentit. Rebecca Guyther tha se i moshuari ishte i shtrirë në tokë dhe nuk fliste fare vetëm mbante sytë hapur ndërsa i riu i tregonte biçikletën duke i bërtitur pasi ai ia kishte dëmtuar.

Në deklaratë ajo tha: “Ai po tregonte biçikletën e tij dhe po i thonte” Shikoni çfarë keni bërë? Ndërsa burri në tokë i kishte sytë hapur, por nuk po thoshte asgjë.”

Ermir Loka ka dëshmuar se ai punonte shumë orë në ndërtim dhe në një lokal turk dhe bënte vetëm tre orë gjumë prandaj ishte shumë i lodhur dhe nuk dinte si të vepronte.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet britani combie ermir loka londer britani combie ermir loka londer

Sondazh

Poll