Mjetet lundruese pa licencë në liqenin e Komanit! Gjobiten 7 pronarët në Shkodër, 4 prej tyre u bllokohen
29 Korrik 2021, 14:21Nga DOSJA
SHKODËR– 7 pronarë të mjeteve lundruese të cilët ushtronin aktivitetin e tyre tregtar pa licencë në Liqenin e Komanit, janw gjobitur nga policia e Shkodrws.
Policia bwn me dije se 4 prej tyre janë vënë nën hetim, ndërsa u janë bllokuar edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit, ndëshkohen më masë administrative 7 pronarë të mjeteve lundruese. 4 prej tyre procedohen penalisht, iu bllokohen edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.
Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, shtetasit: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“. Gjithashtu, këtyre shtetase iu bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Viti që lamë pas u duk se shkaktoi një krizë dhe la një boshllëk të madh në financat e artistëve për shkak të pandemisë. Mungesa e klubeve të natës...
TIRANË– Këngtarja Eli Fara ka arritur që të jetë sërish në qendër të vëmendjes së mediave, për të njëjtën arsye, marrjen e shumave të majme parash nga taks...
LUSHNJE– “Jemi shastisur, ishin njerëz të mirë, nuk e dimë të kenë pasur konflikte”. Kështu e nisin rrëfimin e tyre “Neës 24” banorët e fshatit Garunjës, ku mën...
BRITANI– Një shqiptar 23-vjeçar, i cili ka shkaktuar kaos në Londër pasi u përplas më në punonjës të spitalit duke i shkaktuar atij vdekjen, është dënuar...
TIRANË– Vendi ynë vijon të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta dhe kjo valë e të nxehtit afrikan nuk do të tërhiqet as në fillim të muajit g...
TIRANË- Tjetër pjesë e dosjes është zbardhur nga operacioni i zhvilluar në lidhje me korrupsionin brenda Kadastrës së Tiranës. Gazetarja Anila Hoxha ka sig...
Tymi vijon të mbulojë qytetin, ndërsa vazhdon puna për të bërë të mundur mbulimin me dhé të vatrave që çlirojnë ende tym. Era ka bërë që tymi të shpërnda...