“Minishengeni” do të quhet “Ballkani i Hapur”, tre paktet që u firmosën nga Rama, Zaev e Vuçiç në Forumin Ekonomik
29 Korrik 2021, 10:58Nga DOSJA
SHKUP– Bashkëpunimi mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, Malirt të Zi dhe Serbisë do të quhet “Ballkani i Hapur”. Kjo nismë që u firmos sot në Forumin Ekonomik Rajonal në Shkup, do t’i japë mundësi vendeve bashkëpunuese në rajon për të hapur kufijtë me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor. Tjetër marrëveshje e firomosur ditën e sotme ishte edhe lehtësimi i importit dhe eksportit të mallrave mes vendeve.
Tre marrëveshjet e firmosura:
E para: Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
E dyta: Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.
E treta: Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimi
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me aktin e rëndë që ndodhi sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar dogji me benzinë bashkëshorten ...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha është shprehur tejet e shqetësuar nga zhurmat e eskavatorëve në kryeqytet, problem i cili tashmë është i njohur në Tir...
SHKUP– Pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbië, kryeministri i vendit pritës Zoran Zaev nuk e ka fshehur dot këna...
SHKUP– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Forumin Ekonomik ka diskutuar sërish për rëndësinë e projektit “Mini-Shengen”. Në fjalën e tij para gjithë të pr...