Politike

I moshuari dogji gruan me benzinë, akti prek Bashën, kryedemokrati: Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale

29 Korrik 2021, 10:55 Nga DOSJA
I moshuari dogji gruan me benzinë, akti prek Bashën, kryedemokrati:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me aktin e rëndë që ndodhi sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar dogji me benzinë bashkëshorten e tij. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, “Twitter”, ku theksonte se dhuna ndaj grave ishte një nga plagët më të mëdha sociale në vend. 

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet,”-shkruan Basha.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, por fatmirësisht asnjë nuk është lënduar rëndë për jetën nga djegiet e marra. Pas një sherri burri vendosi që të digjte gruan, e më pas iu vuri flakën dhe vetes. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike i moshuari djeg gruan ne gjirokaster lulzim basha i moshuari djeg gruan ne gjirokaster lulzim basha

Sondazh

Poll