Bota

Serbët e Bosnjës nuk pranojnë vendimin e zyrtarit të lartë të OKB-së, nuk e quajnë genocid masakrën e Srebenicës

29 Korrik 2021, 09:21 Nga DOSJA
Serbët e Bosnjës nuk pranojnë vendimin e zyrtarit të

BOSNJE HERCEGOVINË– Serbët e Bosnjës kanë reaguar ashpër ndaj ndalimit të mohimit të gjenocidit të vendosur nga zyrtari ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjen e paqes të Bosnjës në 1995.

Përfaqësuesi i Lartë i emëruar nga OKB-ja, Valentin Inzko tha se ndalimi ishte i nevojshëm për të ndaluar lavdërimin e kriminelëve të luftës.

Më duhej të bëja diçka, ndoqa ndërgjegjen time. Nëse jeni në një vend ku kriminelët e luftës lavdërohen, kjo nuk mund të jetë një e ardhme e mirë,” tha ai.

Sipas BBC, politikanët serbë të Bosnjës po bojkotojnë organet kombëtare shumë-etnike të Bosnjës. Milorad Dodik, anëtari serb i Bosnjës i presidencës së përbashkët të vendit, thotë se nuk do të pranojë ndryshimet në kodin penal.

Ai ka nisur një peticion duke pretenduar se masakra e Srebrenicës nuk ishte një akt gjenocidi, megjithatë mohime të tilla tani mund të dënohen deri në pesë vjet burg.

Kërcënimi i serbëve të Bosnjës për të paralizuar parlamentin dhe presidencën do të kishte më shumë peshë nëse ato institucione nuk do të ishin dëmtuar tashmë nga grindjet etnike.

Muajin e kaluar dënimi për gjenocid i komandantit serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës Ratko Mlladiç u konfirmua në Hagë, megjithatë disa udhëheqës serbë etnikë ende e vlerësojnë atë si një hero. Kështu që Inzko, një diplomat austriak, tha që ai duhej të vepronte.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni genocidi i srebenices milorad dodik ratko mlladiç valentin inzko genocidi i srebenices milorad dodik ratko mlladiç valentin inzko

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 07:37

DETI MESDHE-Një anije antike romake që daton nga shekulli i dytë para Krishtit, është zbuluar në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Palermos. Anija kishte mbetur në...