Politike

Paditi Veliajn për shpifje, Lulzim Basha thirret në GJKKO për të dhënë dëshminë e tij, s’pranon pajtim! Seanca e r

29 Korrik 2021, 07:20 Nga DOSJA
Paditi Veliajn për shpifje, Lulzim Basha thirret në GJKKO për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur për të dëshmuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se kreu i PD-së, do të japë versionin e tij para togave të zeza lidhur me padinë e ngritur për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Edhe pse Basha ka dalë para trupës gjykuese, qytetari i parë i Tiranës ka zgjedhur që të mos paraqitet. Basha ka refuzuar të pajtohet, ndaj dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj do të vijojë në 24 shtator.

Lulzim Basha paditi për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e akuzonte se ka thënë shpifje për të. “Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje,”- janë shpifjet që sipas Bashës, Veliaj ka thënë për të. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, ka marrë katër vila.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj gjkko lulzim basha erion veliaj gjkko lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2021, 18:26

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçi&cced...