Politike

SHBA-të kërkojnë hapjen e dosjeve ‘të vjetra’, dërgojnë përfaqësuesin në Gjykatën e Lartë: Shqiptarët duan drejt

28 Korrik 2021, 16:52 Nga DOSJA
SHBA-të kërkojnë hapjen e dosjeve ‘të vjetra’,

TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Tiranë kërkon që të trajtohen me përparësi çështjet e praprambetura.

Në një postim në faqen zyrtare, ambasada ka postuar një foto ku shihet se i dërguari i tyre Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell ka zhvilluar një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Në njoftim thuhet se SHBA-të mbështesin përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë ndikim në jetën e qytetarëve shqiptarë që presin drejtësi.

Postimi i plotë:

Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri, përfshirë dhe detyrën e themelore të pakësimit të çështjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë dhe parandalimin e përsëritjes së tyre. Nëpërmjet partnerit të saj zbatues, East West Management Institute, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë një ndikim serioz në jetët e qytetarëve shqiptarë në pritje të drejtësisë.

Projekti “Zvogëlimi i Prapambetjes dhe Procese Efikase Gjyqësore në Gjykatën e Lartë” ka ndihmuar Gjykatën në zhvillimin dhe zbatimin e masave për shqyrtimin më efikas të çështjeve. Rockwell dhe Sadushi biseduan gjithashtu edhe çështje si hapësira e kufizuar në punë, mungesa e stafit ndihmës në gjykata, dhe mungesa e hapësirës për të ruajtur çështjet në pritje të gjykimit. Rockëell ra dakord se ka nevojë urgjente që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë të punojnë me qeverinë për të trajtuar këtë problem.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ben rockwell sokol sadushi ben rockwell sokol sadushi

Sondazh

Poll