Politike

Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ambasada e SHBA-ve: Kemi mbajtur shënim gjithçka, institucionet të ndjekin rekom

28 Korrik 2021, 13:31 Nga DOSJA
Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ambasada e SHBA-ve: Kemi

TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar dy ditë pasi OSBE-ODIHR publikoi raportin për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku theksonte parregullsitë. Në një postim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA-ve shkuan se ka mbajtur shënim gjithçka.

Gjithashtu, në postim shtohet se institucionet në Shqipëri duhet të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri,”- shkruhet në postim.

OSBE-ODIHR publikoi dy ditë më parë raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike raporti i osbe per 25 prillin raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll