Politike

Zaev: Mirëprita Vuçiç dhe Ramën në Shkup, dolëm për shëtitje së bashku

28 Korrik 2021, 18:53 Nga DOSJA
Zaev: Mirëprita Vuçiç dhe Ramën në Shkup,

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pritur në Shkup pasditen e sotme Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në një postim në Facebook, Zaev shkruan se së bashku me dy liderët, bënë një shëtitje në Shkup, ku takuan dhe qytetarë të ndryshëm. Zaev më poshtë shkruan se Ballkani është e ardhmja dhe shtëpia e përbashkët evropiane, ku ata do të mbështesin veten e tyre.         

Postimi i Plotë:

Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,shkruan Zaev.

Nesër në Shkup pritet të mbahet samiti i Shkupit, nën drejtimin e Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Në këtë takim do të mungojë Kosova, pasi kryeministri Albin Kurti e sheh këtë iniciativë si një lëvizje që i shërben më shumë Serbisë sesa vetë Ballkanit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal samiti i shkupit samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev aleksander vucic edi rama forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal samiti i shkupit samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2021, 18:26

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçi&cced...