Politike

Raporti i OSBE-ODHIR, kreu i KQZ thirrje qeverisë dhe opozitës: Vërejtjet dhe rekomandimet të adresohen sa më parë!

28 Korrik 2021, 12:48 Nga DOSJA
Raporti i OSBE-ODHIR, kreu i KQZ thirrje qeverisë dhe opozitës:

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë një thirrje për qeverinë dhe opozitën, vetëm dy ditë pas publikimit të raportit të OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 25 prill. Në një reagim publik në rrjetin e tij në Twitter, Celibashi kërkon nga palët që sa më parë të marrin parasysh dhe të adresojnë problemet e evidentuara nga raporti.

Vlerësimet shumë pozitive për administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar OSBE/ODIHR janë shtysë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij aspekti. KQZ nxit qeverinë dhe opozitën që vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen sa më parë plotësisht. Konsiderimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ-së në ndryshimet e mundshme ligjore është me dobi për procesin e reformës të rekomanduar nga OSBE/ODIHR,”-shkruan ai.

OSBE-ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilirjan celibashi raporti i osbe per 25 prillin ilirjan celibashi raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll